NATO nis manovrat më të mëdha ushtarake ”Trident Juncture 18”

Rreth 50 000 ushtarë, të mbështetur nga mjete të konsiderueshme ushtarake, nisin të enjten në Norvegji manovrat më të rëndësishme ushtarake të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, një demonstrim i forcës që nervozon Rusinë fqinje.

Stërvitja ”Trident Juncture 18” e cila do të zhvillohet deri më 7 nëntor, synon të stërvisë Aleancën e Atlantikut për t’i ardhur në ndihmë anëtarëve të saj.

”Këto manovra janë një demonstrim i kapacitetit të mbrojtjes së NATO-s përballë çdo kundërshtari”, pohoi admirali amerikan, James Foggo, kryekomandanti i stërvitjes, duke theksuar se stërvitja nuk shënjestron asnjë shtet në veçanti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?