NATO: Pakti bërthamor SHBA-Rusi në rrezik

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Rusia nuk po tregon ndonjë shenjë pajtueshmërie me Marrëveshjen e Raketave të nënshkruar gjatë epokës së Luftës së Ftohtë. Kjo deklaratë vjen shtatë ditë para tërheqjes së njoftuar të Shteteve të Bashkuara nga e njëjta marrëveshje. Pas bisedimeve të mbajtura të premten në Bruksel, Stoltenberg tha se “për fat të keq marrëveshja është në rrezik dhe nuk ka shenja të përparimit.
” Marrëveshja për forcat bërthamore të mesme e vitit 1987 midis Shteteve të Bashkuara dhe ish- Bashkimit Sovjetik, ndalon prodhimin, testimin dhe lëshimin e raketave balistike nga toka me një distancë midis 500 dhe 5.500 kilometra. Nga Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se në qoftë se Rusia nuk e kthen respektimin e rregullave të marrëveshjes, ata më 2 shkurt do të bëjnë një tërheqje gjashtë mujore nga marrëveshja.
Uashingtoni i mbështetur nga aleatët e NATO-s, e akuzon Moskën për zhvillimin e një rakete të re, e cila siç thonë ata e shkel marrëveshjen e bërë me qëllim të mbajtjes së raketave bërthamore larg nga Evropa. Rusia thotë se marrëveshja nuk është shkelur por Shtetet e Bashkuara po gjejnë justifikim të rremë për të dalë nga marrëveshja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?