FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

NATO: Paralajmërimet ruse kundër aleatëve, të papranueshme

Paralajmërimet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për aleatët e NATO-s janë “të papranueshme” dhe nuk iu ndihmojnë përpjekjeve për të ulur tensionet, tha aleanca të premten, një ditë pasi lideri rus tha se vendi tij ka zhvilluar armë të reja bërthamore.

“Deklaratat ruse, që kërcënojnë me sulme ndaj aleatëve, janë të papranueshme dhe kundërproduktive”, tha zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, transmeton Reuters.

“Ne nuk duam një Luftë të re të Ftohtë ose një garë të re të armatimit”, tha Lungescu, duke shtuar se sistemi i mbrojtjes raketore në Evropë nuk është kundër Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të enjten, Putin ka thënë se Rusia ka zhvilluar armë të reja strategjike, përfshirë një raketë me fuqi bërthamore, e cila, sipas tij, mund të fluturojë për kohë të pacaktuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të premten se Rusia nuk po shkel asnjë marrëveshje ndërkombëtare për kontrollin e armëve.

“Rusia nuk planifikon të futet në ndonjë garë armësh”, tha Peskov.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?