NATO: Rusia nuk ka veto për dërgimin e trupave në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se Rusia nuk ka të drejtë vetoje mbi vendosjen e trupave në Ukrainë nga fuqitë perëndimore, si pjesë e garancive të sigurisë për Kievin, nëse arrihet një marrëveshje armëpushimi.

“Pse na intereson se çfarë mendon Rusia për trupat në Ukrainë? Është një vend sovran. Nuk është detyrë e tyre të vendosin”, tha Rutte. Ky koment vjen teksa Moska përsëriti sërish si vijë të kuqe prezencën e trupave të huaj në Ukrainë, ndërsa i cilësoi kërkesat për garanci nga Kievi si të papranueshme.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez theksoi rëndësinë e ruajtjes së presionit mbi Moskën për të pranuar një armëpushim, me qëllim që të përparohet drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ai ndau me udhëheqësit e tjerë nevojën për një marrëveshje mbi Ukrainën që të marrë në konsideratë vullnetin e popullit ukrainas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moska, përpara nisjes së këtij takimi, nëpërmjet një deklaratë të zëdhënëses së ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova kundërshtoi idenë e pranisë së ushtarëve të huaj në territorin e Ukrainës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?