NATO shokon me deklaratën: Bota gjithnjë e më e pasigurt

“Aneksimi i Gadishullit të Krimesë së Ukrainës nga Rusia në vitin 2014 ka qenë rezultat i rritjes së garës në mes të fuqive të mëdha”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, teksa ishte duke folur në Qendrën për Studime Strategjike në Universitetin Victoria të Zelandës së Re.

Sipas tij përpos garës në mes të fuqive të mëdha, terrorizmi dhe siguria kibernetike janë dy sfidat kryesore me të cilat përballet sot NATO, sfida të cilat po e bëjnë botën më të paparashikueshme dhe më të pasigurt.

“Interneti po e ndryshon në thelb natyrën e konfliktit, sikurse revolucioni industrial që e ndryshoi natyrën e konfliktit të para Luftës së Parë Botërore”, tha Stoltenberg.

SHKARKO APP