NATO shpreh shqetësim për zhvillimet politike në Maqedoni

NATO ka përsëritur shqetësimin e thellë rreth zhvillimeve politike në Maqedoni. Shefi i zyrës së NATO-s në Shkup, Rumen Radev, bëri thirrje për zgjidhjen e shpejtë të krizës, si dhe adresimin e sfidave kryesore të cilat cilësohen si urgjente. Të tilla këto sfida i kishte nënvizuar edhe vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg në takimin me kryeministrin Gruevski pak kohë më parë.

Shefi i zyrës së NATO-s në Maqedoni, Rumen Radev tha se "Mungesa e dialogut demokratik, mungesa e besimit në sundimin e ligjit dhe mungesa e lirisë së mediave, janë sfida që duhet të kapërcehen pasi këto vlera janë në zemër të komunitetit euro-atlantik. Të gjitha forcat politike në vend të veprojnë me përgjegjësi, të përfshihen në dialog konstruktiv dhe fokusohet në reformat politike dhe ekonomike të nevojshme për progresin e vendit në agjendën euro-atlantike".

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?