NATO: Trupat ruse kanë hyrë në Ukrainë
Breedlove në fjalimin e tij me temë “NATO pas samitit të Uells-it”. duke iu drejtuar anëtarëve të klubit të Atlantikut në shtëpinë qendrore të oficerëve në Sofje foli për zhvillimet e fundit në Ukrainë.
Philip Breedlove, theksoi se NATO në dy ditët e fundit ka vërejtur në lindje të Ukrainës lëvizje të trupave ruse, tanket, topat dhe pajisje të sistemeve të mbrojtjes, ku kanë hyrë në Ukrainë.
Breedlove, thekson se nuk ka informacion në lidhje me numrin e personelit ushtarak, por është mjaftuar duke thënë se ishin në numër të shumtë.
Breedove, tha se ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar që tashmë ish-kufiri ndërkombëtar mes Ukrainës dhe Rusisë të jetë i kalueshëm lehtë dhe të jenë plotësisht kufijtë e hapur.