NATO: Vendimi i Putin për sulmin ndaj Ukrainës, gabim i tmerrshëm strategjik

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp, tha se Rusia ka prishur paqen në Europë. Ai i bën thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë sulmin, të tërheqë forcat ushtarake nga Ukraina dhe të rihyjë në dialogun paqësor.

“Kjo krizë na prek të gjithëve. NATO i bën thirrje Moskës që të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina dhe “të kthehet prapa nga rruga e agresionit që ka zgjedhur. Vendimi i Presidentit Putin për të sulmuar Ukrainën është një gabim i tmerrshëm strategjik, për të cilin Rusia do të paguajë një çmim të rëndë, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, për vitet në vijim”.

Për dërgimin e trupave në Evropën Lindore, NATO thotë se do të bëjë të gjitha dislokimet e nevojshme për të siguruar parandalim dhe mbrojtje të fortë dhe të besueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?