NATO vihet në lëvizje prej krizës ukrainase

Rritja e tensioneve deri në prag konflikti ushtarak mes Moskës dhe Kievit ka vënë në lëvizje edhe NATO-n. Mediat gjermane citojnë burime të brendshme pranë aleancës veriatlantike, të cilët thonë se gatishmëria operacionale është rritur.

Sipas tyre, taskforca e njohur si “Maja e shtizës së NATO-s” është gati për të vepruar si zakonisht, duke qenë njësia e parë që shkon në zonat e krizës brenda 5 ditësh. Qëllimi kryesor është mbrojtja e vendeve aleate nga çdo kërcënim i mundshëm si pasojë e përshkallëzimit të krizës në Ukrainë. Vendet aleate të Europës Lindore ndihen të kërcënuara nga zhvillimet në kufirin ruso-ukrainas.

Sakaq, presidenti rus Vladimir Putin ripërsëriti qëndrimin e tij se Rusia ka të drejtë të veprojë nëse i cenohen interesat gjeo-strategjike.

Ai i shtriu dorën e bashkëpunimit perëndimit për një zgjidhje paqësore të krizës ukrainase, duke përcaktuar sërish vijën e kuqe, ndalimin e zgjerimit të NATO-s drejt lindjes, duke theksuar se antarësimi i Ukrainës në aleancë është i papranueshëm.

SHKARKO APP