Ndahet nga jeta Mitsotakis, ish kryeministri i Greqisë

Ish kryeministri grek Konstantin Mitsotakis, një nga politikanët më të shquar grekë të Greqisë, u nda nga jeta të hënën në moshën 98 vjeçare.

Ishte familja që dha lajmin e keq, duke u shprehur se Mitsotakis në momentet e fundit ishte i rrethuar nga njërëzit që ai donte dhe e donin.

Mitsotakis, karriera politike e të cilit u shtri në më shumë se gjysmë shekulli, ishte kryeministër i Greqisë nga 1990 në 1993.

Swiss Digital Desktop Reklama

I lindur në tetor të 1918 në Kretë, Mitsotakis u zgjodh për herë të parë në parlament në moshën 28 vjeç si anëtar i një Partie Liberale. Me një diplomë universiteti në fushën e drejtësisë dhe ekonomisë, ai mbajti disa poste ministrore përpara se të bëhej kryetar i partisë konservatore të Demokracisë së Re në vitin 1984.

Swiss Digital Mobile Reklama

Baba I katër fëmijëve, Mitsotakis u largua nga parlamenti në janar të 2004, por mbeti president nderi i Demokracisë së Re.

Djali i tij Kyriakos është aktualisht kreu i partisë së djathtë. Vajza e tij Dora, ish-ministre e Punëve të Jashtme ka mbajtur gjithashtu postin e kryebashkiakes së Athinës gjatë lojërave Olimpike në 2004.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?