Ndahet nga jeta politikania e mirënjohur franceze

Ish-presidentja e Parlamentit Europian, Nicole Fontaine, e cila ka mbajtur po ashtu postin e ish-Ministres franceze të Industrisë, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, bëri të ditur sot ish-ministri Dominique Bussereau.

Presidenti francez Emmanuel Macron e vlerësoi si figurën e një gruaje të përkushtuar, e cila përgjatë 35 viteve të karrierës së saj politike udhëhoqi luftën për ndërtimin europian, sipas një deklarate të presidencës.

Macron theksoi gjithashtu angazhimin e saj në drejtim të arsimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fontaine u lind më 16 janar të vitit 1942 pranë Fecamp, në veriperëndim të Francës. Ish-avokate me profesion dhe drejtuese e arsimit katolik, ajo u bë e njohur në vitin 1984 gjatë protestës kundër një projektligji për arsimin privat, i cili u hoq përfundimisht nën presionin e protestave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eurodeputete nga viti 1984 në vitin 2002, Nicole Fontaine drejtoi Parlamentin Europian nga viti 1999 në 2002, duke u bërë gruaja e dytë që drejtoi këtë post pas ish-ministres franceze, Simone Veil.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?