Ndalimi i përhapjes së epidemisë: Sakrificë për të ndihmuar botën të fitojë kohën
Kina po forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në parandalimin dhe kontrollin e gjendjes epidemike, njëkohësisht po bën përpjekje për të rifilluar veprimtaritë normale ekonomiko- shoqërore. Këto masa mbrojnë jo vetëm interesat e masave popullore të vendit, por edhe interesa më të gjera globale si posojë e parandalimit te efekteve negative që mund të sjellë koronavirusi.
Sipas të dhënave të fundit, të dielën, në krahinat kineze përveç provincës Hubei, u shtuan 115 raste të reja të konfirmuara të sëmundjes, numri i rasteve të reja u ul për 13 ditë me radhë.
Tani numri i rasteve të konfirmuara jashtë Kinës zë vetëm 1% të rasteve të përgjithshme të sëmundjes.
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se Kina ka bërë sakrificë të madhe për ndalimin e përhapjes së epidemisë duke e ndihmuar botën ta fitojë kohën. Ai tha gjithashtu se për shkak që 99% e rasteve të konfirmuara të sëmundjes janë në Kinë, kjo gjendje mbetet e jashtëzakonshme vetëm në një vend.