Ndalohet mbulesa e grave në Xinjiang të Kinës
Autoritetet kineze kanë vendosur që ta ndalojnë mbulesën për gratë në Urumqi, kryeqytet i krahinës perëndimore Xinjiang të banuar me popullatë ujgure myslimane. Qeveria rajonale ka publikuar vendimin të enjten pas miratimit të Komitetit të përhershëm të kryeqytetit. Ky vendim ka gjasë të shkaktojë tensione të mëtutjeshme në Xinjiang, vend i cili është atdhe tradicional i ujgurëve myslimanë. Në gusht të këtij viti, autoritetet kineze kanë ndaluar disa persona që po bartnin mjekrra të gjata dhe ishin të veshur me veshje islame. Arrestimi i tyre ishte bërë teksa ata po udhëtonin me autobus nga konvikti në qytetin Karamay, që gjendet në veriperëndim të Xinjiangut. Më shumë se 100 persona janë vrarë gjatë këtij viti në Xinjiang, si rezultat i dhunës. Për dhunën që ka ngjarë në Xinjiang, disa persona janë burgosuur e madje disa nga ta janë dënuar me vdekje.