“Ndalohet të vdisni gjatë fundjavës dhe festave”, kryekomunarja nxjerr urdhrin e pazakontë
Banorët e La Gresle, një komunë në Loire të Francës, kanë marrë një urdhër shumë të veçantë së fundmi nga kryekomunarja e cila ka nënshkruar udhëzimin që qytetarët nuk kanë të drejtë të vdesin gjatë fundjavave dhe ditëve të festave.
Sipas mediave franceze, kjo bëhet për arsyen se ne kete komune me 850 banorë, ka mungesë mjekësh, shkruan AFP.
“Kjo është pasoja e re e mungesës së mjekëve që prek rajone të caktuara të vendit. Ndërsa shumë qytete dhe qytete nganjëherë kanë probleme për të gjetur një mjek, kryetarja i komunës së La Gresle, në Loire, vendosi të ngrejë alarmin duke tërhequr vëmendjen e situatës katastrofike në komunën e saj, e nxori një dekret që ndalonte banorët e komunës së saj të vdesin në shtëpitë e tyre të Shtunave, të Dielave dhe gjatë festave kombëtare”, shkruajnë mediat franceze.
“Ndalohet që banorët të vdesin në shtëpi në territorin e komunës të Shtunave, të Dielave dhe festave kombëtare për një periudhë të pacaktuar”, saktësohet në këtë dekret të botuar të Premten në mbrëmje nga Isabelle Dugelet.
Më 1 dhjetor, u deshën dy orë e 30 minuta për të gjetur një mjek për të raportuar vdekjen e një banori, tha e përditshmja “Le Progrès”./Panorama