Ndërhyrja kirurgjikale konfirmon se Papa Leo ka kancer në mushkëri

Papa Leo XIV është diagnostikuar me adenokarcinomë të mushkërisë, njoftoi Vatikani.

Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale atij i është hequr lobi i poshtëm i mushkërisë së djathtë.

Vatikani bëri të ditur se dyshimet për sëmundjen ishin ngritur nga ekzaminimet para operacionit, ndërsa diagnoza u konfirmua gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni zgjati rreth 90 minuta dhe sipas autoriteteve të Vatikanit, përfundoi me sukses, pa komplikacione.

Swiss Digital Mobile Reklama

Papa, 71 vjeç, rifitoi normalisht vetëdijen pas ndërhyrjes dhe po rikuperohet në spitalin Gemelli në Romë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?