Nderimi nga Argjentina për Maradonën, një kartëmonedhë me figurën e tij

Grupi i mazhorancës në Senatin e Argjentinës ka propozuar një tjetër nismë për të kujtuar figurën e Diego Armando Maradona. Senatorët argjentinas kanë propozuar që 50% e kartëmonedhave nga 1000 pesos (110 euro) që do të realizohen gjatë vitit 2021, t’i kushtohen mitit të futbollit botëror.

Sipas tyre, kartëmonedha duhet të ketë nga një anë fytyrën e futbollistit dhe nga ana tjetër momentin e shënimit të golit ndaj Anglisë, në vitin 1986, që cilësohet si një ndër golat më të bukur të të gjitha kohërave.

Krahas kësaj nisme, është propozuar edhe krijimi i një koleksioni pullash postare që kujton momentet më të veçanta të Maradonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?