Ndërprerja më e gjatë ajrore që nga 11 shtatori i 2001. Sulmi i Iranit ndaj Izraelit shkakton kaos me fluturimet

Linjat ajrore globale u përballën me ndërprerje të fluturimeve sot pasi sulmet me raketa dhe dronë të Iranit ndaj Izraelit penguan opsionet për avionët që fluturonin midis Evropës dhe Azisë.

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit me më shumë se 300 raketa dhe dronë, të cilët u rrëzuan kryesisht nga sistemi i mbrojtjes raketore të Izraelit shkaktoi kaos në aviacion.

Shumë fluturime janë anuluar gjatë dy ditëve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ato përfshijnë: Qantas (QAN.AX)

Swiss Digital Mobile Reklama

Lufthansa e Gjermanisë (LHAG.DE)

United Airlines (UAL.O)

Air India

Kjo është ndërprerja më e madhe e fluturimeve që nga sulmi i 11 shtatorit të 2001-shit në Amerikë.

“Jo që atëherë nuk kemi pasur një situatë me kaq shumë hapësira të ndryshme ajrore të mbyllura dhe kjo krijon kaos”, tha për Reuters Mark Zee, themelues i OPSGROUP, i cili monitoron hapësirën ajrore dhe aeroportet.

Sipas tij anulimet do të vijojnë për disa ditë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?