Ndërron jetë “gjarpri”, një prej kriminelëve më brutal që ka njohur historia

Carmine Persico, i cili ka qenë koka e një prej bandave më të mëdha kriminale në New York të Shteteve të Bashkuara ka ndërruar jetë në burg.

Sipas BBC ai ndodhej në qelinë e burgut prej 33 vitesh. Po ashtu e ditur bëhet se ai ishte dënuar me 139 vite burg për krimet e shumta, që kishte kryer.

85-vjeçari njihej si “The Snake” ose e shqipëruar gjarpri një pseudonim që ai thuhej se e urrente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati i tij ka thënë se ai vdiq nga komplikime që lidheshin me diabetin. Ish-krimineli la pas një grua dy fëmijë dhe 15 nipër e mbesa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por sipas mediave amerikane ai mendohet se e ka drejtuar organizatën e tij kriminale që nga burgu dhe se ka qenë një prej udhëheqëseve kriminal më jetëgjatë.

85-vjeçari është cilësuar si një nga kriminelët më brutal që ka njohur historia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?