Ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti, Turqia nis një hetim
Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag thotë se ka nisur hetimi ndaj ndërtuesve në rajonet e prekura nga tërmeti. ”Zyra e prokurorit ka nisur hetimin. Kushdo që ka faj, kushdo që ka neglizhuar, do të dërgohet para drejtësisë dhe do të mbajë përgjegjësi”.
Po ashtu Ministri theksoi se 206 prokurorë janë caktuar nga Këshilli i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për proceset gjyqësore që pritet të mbahen së shpejti.
Tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkaktuar deri tani mbi 22000 viktima, pasi mijëra ndërtesa u shembën.
KOHA JONË SONDAZH

