Ndeshja me Serbinë, eurodeputetja: Të papranueshme fyerjet ndaj shqiptarëve

Kështu e ka komentuar ndeshjen Serbi-Shqipëri, eurodeputetja Maria Arena, duke dënuar fyerjet ndaj lojtarëve të kombëtares sonë. Duke i kërkuar konkretisht komisionerit Hahn dhe përfaqësues së lartë të BE-së, Mogherini, që të punojnë me liderët serbë dhe shqiptarë, që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

“Do të doja të ndalesha te një temë, që ka të bëjë me një ndeshje futbolli, që mund të ketë efekte mbi stabilitetin e Ballkanit. Ndoshta Bashkimi Europian nuk mund t’i thotë gjë UEFA-s, por komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimit dhe përfaqësuesja e lartë, duhet t’u kujtojnë përgjegjësitë që kanë liderët e Serbisë dhe Shqipërisë, në mënyrë që incidente të tilla të mos ndodhin më”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP