Ndëshkimi, deri tani 50 mijë arreste e shkarkime në Turqi

Më shumë se 50.000 persona në Turqi janë arrestuar ose shkarkuar nga detyra pasi autoritetet dyshojnë se janë të përfshirë në tentativën për rrëzimin e qeverisë përmes një grushti shteti.

Sigurisht që pjesa më e prekur nga ky total kanë qënë afro 6.000 ushtarët e arrestuar të cilët do të jenë në pritje të një vendimi nga gjykata. Mediat vendase kanë bërë me dije se në rradhët e të shkarkuarve përfshihen:

15.200 mësues dhe pedagogë
1.577 dekanë universitetesh
9.000 punonjës të ministrisë së brendshme, kryesisht policë
1.500 punonjës të ministrsë së financave
3.000 gjyqtarë
dhe 257 persona që punonin në zyrën e Kryeministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria ka komunikuar se të gjithë këta persona janë përkrahës të klerikut Fetullah Gylen, i cili është akuzuar zyrtarisht nga qeveria turke si personi që ka mbështetur organizimin e grushtit të shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Turqia ka dërguar një kërkesë zyrtare për ekstradimin e klerikut nga Shtetet e Bashkuara dhe po shqyrtohet nga ekspertët amerikanë. Për këtë cështje, Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me homologun e tij Barak Obama, të cilit i ka kërkuar mbështetje në këtë cështje.

Megjithatë, zëdhënësit e Uashingtonit janë shprehur se për të kryer procesin e ekstradimit nevojiten prova të arsyeshme.

Kjo nuk është hera e parë që Turqia i kërkon Shteteve të Bashkuara ekstradimin e Fetullah Gylen, person që kryeson listën e terroristëve më të kërkuar nga autoritetet turke.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?