Ndihmat humanitare, Maduro bllokon urat

Një takim ndërkombëtarësh për të negociuar një zgjidhje për krizën venezuelase pritet të mbahet këtë të enjte në Montevideo, teksa presidenti Nicolas Maduro dhe udhëheqësi i opozitës, Juan Guaido, vijojnë debatet nëse duhet të lejojnë apo jo ndihmat humanitare për vendin e gjunjëzuar nga kriza e mungesat e elementeve jetike. Bashkimi Europian, 8 vende të tjera europiane dhe 5 shtete amerikano-latine pritet të takohen në kryeqytetin e Uruguajit, me objektiv krijimin e kushteve për një proces politik paqësor, sipas burimeve diplomatike europiane të agjencisë “AFP”.

Nisma, e lançuar fillimisht nga Meksika dhe Uruguaji si një konferencë “e vendeve neutrale” për Venezuelën, është zgjeruar më tej si një takim i “grupit të kontaktit”, lançuar nga BE-ja në fund të janarit, të cilit iu bashkuan Kosta Rika, Bolivia dhe Ekuadori. Të mërkurën, Maduro – i cili më herët kishte refuzuar një ultimatum të BE-së për të mbajtur zgjedhje të parakohshme presidenciale, – mirëpriti takimin dhe shprehu mbështetjen për “të gjitha hapat dhe nismat që do të lehtësonin dialogun”.

Por, Guaido, i cili nga 23 janari e ka shpallur veten si president të përkohshëm të Venezuelës dhe ka fituar njohjen e 40 vendeve, ka refuzuar me forcë çdo diskutim me qeverinë aktuale, pasi e quan thjesht një mënyrë që Maduro të fitojë kohë. Në po të njëjtën ditë, Guaido paralajmëroi ushtrinë për përgjegjësitë e saj, pasi disa ushtarë bllokuan një urë kyçe me fqinjët, duke nxitur kështu edhe reagimin e Shteteve të Bashkuara, me thirrjet për të lejuar ndihmat aq shumë të nevojshme humanitare të hynin në vendin e pasur me naftë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?