Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në Betlehem

Programi i natës së kaluar në bazilikën e Lindjes u ndoq nga Kryeministri palestinez Rami al-Hamdallah, kreu i Bethlehemit Vera Babun dhe shumë zyrtarë të tjerë dhe besimtarë të shumtë.

Kryeministri palestinez Hamdallah tha se ndriçimi i pemës së Krishtlindjeve në Betlehem është edhe një mesazh për botën që palestinezët do të mbijetojnë në këto anë.

Ndërsa vuri në dukje se ceremonia e Vitit të Ri ka fillur pavarësisht politikës Judaizimit Izraelit dhe në shenjë të paqes dhe drejtësisë në rajon, Hamdallah shprehu shpresën se nga fundi i këtij viti të përfundojë pushtimi, ndërprerja e ndërtimit të vendbanimeve hebraike në tokën e Palestinës dhe të fillon rindërtimi i Gazës.

"Ne gjithmonë të dërgojmë mesazhe paqeje, ndërsa këtë vit ne shtojmë edhe mesazhin e Drejtësisë. Këtë vit, duam drejtësi për popullin palestinez. Edhe ne duam të jetojmë si çdo vend tjetër në botë," theksoi Shefja e Betlemit Babun.

Babun shtoi se këtë vit gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Betlehem presin një numër të madh turistësh dhe besimtarësh nga e gjithë bota.

SHKARKO APP