Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 16:03 Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet Tre anije tregtare u goditën nga dronë mbrëmjen e së shtunës pranë kanalit Sulina në Detin e Zi, njoftuan autoritetet rumune. Ministri i Mbrojtjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ndizen tensionet, Turqia reagon ndaj Macron: Je i paaftë, nëse guxon të veprosh do të marrësh përgjigjen e duhur

Bota E premte, 11 Shtator 2020 15:52
Ndizen tensionet, Turqia reagon ndaj Macron: Je i paaftë, nëse guxon të veprosh do të marrësh përgjigjen e duhur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Para takimit me kryeministrin grek Mitsotakis, Presidenti francez Emanuel Macron foli për veprime të papranueshme të Turqisë në detin Mesdhe dhe i doli sërish në krah Greqisë.

“Turqia nuk është më një aleat në rajon. Edhe pse është një vend anëtar i NATO-s, nuk sillet si i tillë. Veprimet që po ndërmerr Turqia në Mesdhe janë të papranueshme. Turqia nuk përfilli të drejtat e Greqisë dhe nënshkroi marrëveshjen e kufirit me Libinë që është e papranueshme”, tha presidenti Macron.

Macron kërkoi nga Bashkimi Europian që të jetë më i ashpër me Erdoganin. “Turqia nuk mund të veprojë me gjuhë provokimi. Turqit janë një popull i madh, por edhe ne europianët duhet që të qëndrojmë më të ashpër ndaj qeverisjes së Erdogan. Turqia është në fantazinë e krijimit të një perandorie”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministria e Jashtme e Turqisë, lidhur me fjalët e presidentit francez, Emmanuel Macron, kundrejt presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdo?an ka bërë vlerësimin se “Presidenti francez Emmanuel Macron përsëri me reflekset e tij ish-kolonialiste ka bërë një deklaratë ku përpiqet të japë mësim nga lart. Në të vërtetë deklaratat e Macron janë shprehje e paaftësisë dhe dëshpërimit të tij në të cilin ai ndodhet”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në një deklaratë me shkrim nga ministria turke, rikujtohet se ditët ku Franca vepronte sipas dëshirës kanë mbetur në të kaluarën. “Macron me dhimbjen e brendshme të tij sulmon çdo ditë pareshtur Turqinë dhe presidentin tonë për shkak se ne kemi prishur të gjitha planet tinëzare dhe lojërat e poshtëra të tij në politikën e jashtme. Presidenti ynë është një prej liderëve që është zgjedhur me normën më të lartë të votave në Evropë. Presidenti ynë fuqinë e ka marrë gjithmonë nga populli turk. Populli dhe qeveria turke përballë lajthitjeve të tilla është bërë gjithmonë një i vetëm dhe do ta vazhdojë ta bëjë këtë”, thuhet në deklaratë.

Mund t'ju interesojë

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë ...

Para 48 minutash
Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afga...

Para 1 ore
Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Para 1 ore

Nuk është punë e Macron që të përcaktojë zonën e juridiksionit detar të një vendi në Mesdhe ose në ndonjë pozitë tjetër gjeografike, tërhiqet vëmendja në deklaratën e ministrisë ku theksohet se: “Franca duhet të vendosë një qëndrim në favor të dakordësimit dhe dialogut, në vend që të veprojë verbërisht si avokatë të Greqisë dhe Qipros greke që hedhin hapa të njëanshëm dhe nxitës dhe që marrin peng BE-në për interesat tyre me pikëpamje të ngushtë. Kjo është gjithashtu një nevojë e evropianitetit dhe aleancës tonë të NATO-s. Presidenti i Francës me qëndrimin e tij aktual individual dhe nacionalist nxit tensionin dhe rrezikon edhe interesat e mëdha të Evropës dhe BE-së. Franca e cila nuk ka as kufi në Mesdheun Lindor dhe e cila ende vepron me një qasje kolonialiste në rajon, është në mospërputhje të plotë teksa kritikon partneritetin, sinqeritetin dhe bashkëpunimin si dhe politikën e jashtme humanitare dhe sipërmarrëse të Turqisë në rajon. Situatën e paaftësisë së Macron, mbështetja e të cilit po ulet vazhdimisht në publik ne ia lëmë popullit francez”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në konferencën për shtyp që zhvilloi para Samitit të Vendeve të Evropës Jugore Anëtare të Bashkimit Evropian (Med7) që do të mbahet në ishullin e Korsikës ishte shprehur se “Ne evropianët, duhet të jemi të qartë dhe të ashpër kundër qeverisë Erdogan dhe jo kundër popullit turk”. Ndërkohë tensioni në rajon vijon. Mediat greke shkruajnë se Franca i ka shitur një fregatë dhe i ka dhënë dy të tjera me qira Greqisë. Ndërkaq Turqia po përgatitet të ndezë motorët e anijes tjetër sondazh për kërkime në Mesdhe. Kështu veç Oruc Reisit e Barbarosit, do të jetë në aksion edhe anija tjetër Kanuni, ndërsa pritet sërish zgjatja e afatit për kërkime.

Etiketat e lidhura

macrontensionetTurqia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet
Para 48 minutash

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 1 ore

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 1 ore

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 1 ore

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 20 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 23 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 10 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.