Ndizet rrjeti, politikani: Në vend të letrës higjenike përdorni kalli misri

Karantina ka bërë që në markete të ketë mungesa të produkteve. Një guvernator në SHBA ka këshilluar dje qytetarët e tij të përdorin kallij misri në vend të letrës higjenike, pasi blerjet e panikut nga virusi po shkaktojnë mungesa të mallrave bazë.

Guvernatori i Arkansas, Mike Huckabee, i njohur për deklarata origjinale, komentonte këtë herë se ”Ata prej nesh që janë nga jugu rural e dinë si ta zgjidhin mungesën e letrës higjenike. Hani më shumë misër në kalli! Misri nuk është i rëndësishëm por kallijtë e zbrazur janë falas dhe funksionojnë mirë! (vetëm mos i hidhni në tualet më pas!) S’ka problem për ndihmën”.

Kjo deklaratë po bën xhiro në rrjete sociale dhe është shpërndarë me mijëra herë. Reagimet ndaj sugjerimit shfaqnin si përçmim ashtu dhe vlerësim për atë që quanin logijkë e thjeshtë. Idea e guvernatorit republikan vjen teksa letra higjenike është një nga artikujt e preferuar të blerësve të panikut, ndërsa radhë të gjata shiheshin sot në dyqanet e mëdha ekonomike në SHBA.

SHKARKO APP