Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Trump do të marrë pjesë në rihapjen e Katedrales Notre Dame

Trump do të marrë pjesë në rihapjen e Katedrales Notre Dame

Bota
E martë, 3 Dhjetor 2024 16:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të marrë pjesë këtë fundjave në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris, udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që pas zgjedhjeve. Katedralja rihapet të shtunën pas më shumë se pesë vitesh rindërtimi pas një zjarri masiv në vitin 2019 që pothuajse e shkatërroi këtë objekt historik të Parisit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në ceremonitë që do të mbahen të shtunën dhe të dielën nën masa të larta sigurie, pritet të marrin pjesë rreth 50 krerë shtetesh dhe qeverish. Zoti Trump njoftoi se ai do të jetë njëri prej tyre me një postim në rrjetin e tij social Truth Social të hënën në mbrëmje. “Jam i nderuar të njoftoj se do të udhëtoj në Paris, Francë të shtunën për të marrë pjesë në rihapjen e Katedrales së mrekullueshme dhe historike Notre Dame, e cila është restauruar plotësisht pas një zjarri shkatërrues pesë vjet më parë,” shkroi ai.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 8 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 9 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 11 orësh

“Presidenti Emmanuel Macron ka bërë një punë të mrekullueshme që Notre Dame të rikthehet plotësisht në madhështinë e saj. Do të jetë një ditë shumë e veçantë për të gjithë!” Do të jetë udhëtimi i parë i zotit Trump jashtë vendit që kur fitoi zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ai shkoi në Skoci dhe Irlandë në maj 2023, kur po kandidonte, për të vizituar klubet e golfit të kompanisë së tij. Zoti Trump ishte president në vitin 2019 kur një zjarr masiv përfshiu Katedralen Notre Dame, duke shembur majën e saj dhe duke kërcënuar të shkatërrojë një nga thesaret më të mëdha arkitekturore në botë, e njohur për artin magjepsës në panelet prej xhami.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Sa e tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në Katedralen Notre Dame në Paris,” shkruante ai atëherë në Twitter, sot platforma X. Zoti Trump foli gjithashtu në atë kohë me zotin Macron dhe Papa Françeskun për të shprehur keqardhjen e tij dhe tha se u kishte ofruar “ndihmën e ekspertëve tanë të mëdhenj të restaurimit dhe ndërtimit”.

Presidenti i zgjedhur Trump dhe Presidenti Macron kanë pasur një marrëdhënie të ndërlikuar. Gjatë mandatit të parë të zotit Trump në detyrë, zoti Macron ishte një ndër udhëheqësit botërorë më të aftë për të menaxhuar temperamentin e paparashikueshëm të presidentit amerikan, ndërsa bëri përpjekje për të zhvilluar një lidhje personale me të. Zoti Macron ishte i ftuari i nderit në darkën e parë shtetërore të zotit Trump dhe ky i fundit udhëtoi disa herë në Francë.

Por marrëdhënia mes tyre u përkeqësua më pas dhe zoti Macron e kritikoi atë lidhur me qëndrimet ndaj NATO-s. Gjatë fushatës për një mandat të dytë këtë vit, zoti Trump shpesh e vuri në lojë zotin Macron në fushatën elektorale, duke imituar theksin e tij dhe duke paralajmëruar se do të vendoste tarifa të larta për verën dhe shampanjën që dërgoheshin në SHBA, nëse Franca përpiqej të taksonte kompanitë amerikane.

Pasi zoti Trump fitoi në zgjedhje muajin e kaluar, zoti Macron ishte ndër udhëheqësit e parë botërorë që e uroi duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar. Presidenti Macron dhe udhëheqës të tjerë evropianë po përpiqen ta bindin zotin Trump që të mos tërhiqet nga mbështetja e Amerikës për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit të Rusisë.

Udhëheqësit evropianë shpresojnë të bindin zotin Trump se një fitore e Rusisë do të shihej si një disfatë për Shtetet e Bashkuara dhe për presidentin e ardhshëm. Presidenti i zgjedhur Trump gjatë fundjavës njoftoi se synon të emërojë babanë e dhëndrit të tij, Jared Kushner, Charles Kushner për të shërbyer si ambasador në Francë.

Në dhjetor 2020 kur ishte ende president, zoti Trump e fali zotin Kushner, i cili ishte deklaruar fajtor vite më parë për evazion fiskal dhe dhurime të paligjshme të fushatës. Rihapja e Katedrales Notre Dame do të shoqërohet nga festime të sofistikuara disaditore, përfshirë shërbesa fetare, ceremoni solemne dhe një koncert me artistë të famshëm botërorë. /VOA/

Etiketat e lidhura

Donald TrumpKatedralja Notre Dame
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 8 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 9 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.