Ndjek shembullin e ShBA, Rumunia shteti i parë në BE që transferon ambasadën në Jerusalem

Qeveria rumune ka vendosur që ambasadën e vendit të vet në Izrael ta zhvendosë në Jerusalem, dhe kur të ndodhë kjo do të jetë vendi i parë në BE i cili do ta bëjë këtë gjë, duke ndjekur shembullin e SHBA.

Shefi i socialdemokratëve në qeveri, Liviu Dragnea, ka deklaruar se “vendimi është marrë dhe se kanë filluar procedurat”, shkruajnë mediat botërore.

Sipas shkrimit të “Jerusalem Post”, vendimi për këtë është marrë të mërkurën mbrëma, kur është miratuar dokumenti për fillimin e bartjes së ambasadë në Jerusalem, edhe pse zyrtarisht ky vendim nuk është kumtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësi i qeverisë nuk ka dashur të komentojë këtë dokument i cili, siç pretendohet, është miratuar në mungesë të ministrit të jashtëm Teodor Meleskanu, i cili gjendet në vizitë në Tunizi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar në dhjetor të vitit të kaluar se vendi i tij do ta transferojë ambasadën në Jerusalem.

Këtë shembull disa javë më pas e ka ndjekur edhe Guatemala.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?