Ndodh edhe kjo, gazetari rus i “vrarë” është gjallë

Gazetari rus Arkady Babchenko, i raportuar gjerësisht në të gjitha mediat e botës se është vrarë në Kiev të martën është i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Babchenko, një kritik i profilit të lartë të Kremlinit u shfaq në një konferencë shtypi në televizionin ukrainas të mërkurën.

Kreu i shërbimeve të sigurisë të Ukrainës, Vasyl Hrytsak, tha në konferencën për shtyp se “vrasja” ishte organizuar për të ekspozuar agjentët rusë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sipas informacioneve të marra nga shërbimi i sigurimit ukrainas, vrasja e gazetarit rus Arkady Babçenko u urdhërua nga vetë shërbimet ruse të sigurisë,” tha Hrytsak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gruaja e Babchenko kishte thënë më parë se ai ishte qëlluar në shtëpinë e tyre.

Gazetari me sa duket nuk i tha gruas së tij se vrasja ishte një inskenim. “Kërkoj falje të veçantë për gruan time”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?