Ndodh edhe kjo, krijohet virusi “binjak” me Covid-19

Jo për infektues, por testues për virusin vdekjeprurës. Një ekip studiuesish nga Universiteti Rockefeller në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Institutin Zviceran të Virologjisë dhe Imunologjisë, kanë krijuar një virus identik me SARS-CoV-2.

Bëhet fjalë për një version që nuk infekton, me të cilin synohet të ndihmohen hetimet mbi një ilaç për Covid-19.

“Shkencëtarët do të jenë në gjendje të hetojnë SARS-CoV-2 dhe variantet e tij, të testojnë ilaçet kundër tij dhe të vlerësojnë antitrupat neutralizues”, thotë laureati i Nobelit, Charles M. Rice.

Ekspertët krijuan kopje të virusit, duke përdorur njësi ARN të vetë-përsëritura, por pa qenë infektive. Ekspertët për të bërë një analogji me botën e makinave, sigurojnë se ky është një “version pa rrota”.

 

SHKARKO APP