Ndotja e mjedisit në Kinë dhe në Italinë veriore/ Do vijojë por jo njësoj

A është Covid-19 një armik natyror i njerëzimit apo është vetëm një bumerang i sjelljes njerëzore ndaj natyrës? Ka një lidhje të afërt mes tyre. Ndotja e mjedisit, ndotja e ujit që pijmë, ndotja e ajrit që mushkëritë tona thithin çdo ditë. Është ajri i ndotur që vret në mënyrë “të heshtur” rreth 4,2 milion jetë çdo vit në shkallë globale. Kina mban rekordin e vdekjeve prej 1,1 milion persona në vit, vetëm si pasojë e ajrit të ndotur.

Ndotja në Kinë është 10-fishi i normës së lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, normë e cila është 10 mikrogramë/m3. Kina, me masat 3-mujore ndaj Covid-19, vlerësohet të ketë shpëtuar rreth 50 mijë njerëz të llogaritur të vdekur për shkak të ndotjes së lartë.

Nga nga ana tjetër, në Italinë Veriore, popullsia e saj prej disa dekadash është ekspozuar në nivele të larta të grimcave dhe smogut industrial. Ndotja edhe gjatë dimrit arrin 10-fishin e normës së lejuar prej 10 mikrogram/m3, duke shkaktuar mesatarisht 60 mijë humbje jete në vit; fatalitete këto shumë më të larta se parashikimi më pesimist i Covid-19 për Italinë.

SHKARKO APP