Ndryshe nga bota, Spanja do regjistrojë emrat e njerëzve që refuzojnë vaksinën

Vaksinimi kundër Covid-19 ka nisur, por në Spanjë kush e refuzon, do të ketë masa. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, thotë se vendi do të krijojë një regjistër të vaksinimit për ata që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19, duke krijuar kështu një bazë të dhënash apo një dokument, që potencialisht mund të shpërndahet me vendet e tjera në Europë.

Disa ditë pasi vendet e BE-së filluan të shpërndanin vaksinën Pfizer/BioNTech, Salvador u shpreh se “ata që refuzojnë vaksinën, për “çfarëdo arsye”, do të dokumentohen”.

“Ajo që do të kemi është një regjistër, i cili do të ndahet gjithashtu me partnerët tanë evropianë, i atyre që u është ofruar dhe e kanë refuzuar vaksinën. Dokumenti nuk do të bëhet publik dhe do të krijohet duke respektuar maksimalisht legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave”,-tha Illia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një sondazh në fillim të dhjetorit tregoi se 40.5% e njerëzve në vend ishin të gatshëm të vaksinoheshin menjëherë, ndërsa 16% të tjerë thanë se do ta bënin vetëm nëse vaksina do ju dukej “e besueshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?