Ndryshe nga NATO, Zelensky: S’ka dyshime, raketa që goditi Poloninë nuk ishte ukrainase

Mbledhja e jashtëzonshme e përfaqësuesëve të NATO-s për raketat që ranë mbrëmjen e djeshme në territorin e Polonisë, doli në qëndrime se shpërthimi me dy të vdekur, ishte ndoshta rezultat i zjarrit anti-ajror ukrainas.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se nuk ka dyshim se raketa që shkaktoi shpërthimin në Poloni nuk ishte ukrainase. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki tha në orën e fundit se nuk mund të përjashtojë se sulmi, katër milje nga kufiri ukrainas, ishte një “provokim”.

”Ne nuk mund të përjashtojmë që bombardimi i infrastrukturës ukrainase pranë kufirit ishte një provokim i qëllimshëm i bërë me shpresën se mund të lindte një situatë e tillë”.

Nga ana tjetër, Polonia ka instaluar një mur të përbërë nga tela me gjemba përgjatë kufirit të saj me Rusinë. Ushtarët u panë duke vendosur telat e mprehtë pranë fshatit Szyliny pranë enklavës ruse të Kaliningradit sot, ndërsa raportohet se struktura mbrojtëse është rreth 2 metra e lartë dhe mbi 3 metra e gjerë.

SHKARKO APP