Ndryshe nga qeveria Rama, Anglia paguan qytetarët që të izolohen
Sistemi anglez për testimin dhe monitorimin e Covid-19, mundëson pagesën e mbështetjes prej rreth 550 euro për njerëzit që izolohen pasi marrin një njoftim përmes aplikacionit.
Paratë ishin në dispozicion për njerëzit që ishin urdhëruar të izolonin, veten përmes një programi për gjurmimin e kontakteve përmes telefonit, postës elektronike ose mesazhit, por jo përmes një aplikacioni për shkak të anonimitetit. Çdo individ që merr një paralajmërim për vetë-izolim në aplikacion, tani mund të regjistrojë të dhënat e tij në mënyrë që të marrë pagesa, njoftoi shërbimi.
Mbrojtja e fortë e privatësisë së përdoruesit ishte një kërkesë kryesore e vendosur nga Apple dhe Google, kur ata vunë në dispozicion teknologjinë për të zhvilluar aplikacione për të gjurmuar kontaktet e njerëzve të infektuar me Covid-19. Ndihma financiare është krijuar si një nxitje për njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi, kur marrin rezultate pozitive të testit për Covid-19, në mënyrë që të ngadalësojnë përhapjen e virusit vdekjeprurës.