Ndryshe nga Rama, kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta
Rrjeet sociale janë një pikë që qeveritë në Europë po marrin masa. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, thotë se do të marrë masa ndaj rrjeteve sociale, por nuk do të bëjë bllokime të rrepta.
Pa demonizuar teknologjinë, ka thënë ai, ne do të fokusohemi në mbrojtjen e të miturve nga varësia dixhitale. Sipas kreut të qeverisë greke në 30 dhjetor, në një aktivitet të veçantë me të gjithë ministrat përkatës, ai do të prezantojë planin gjithëpërfshirës për të trajtuar këtë problem real.
“Ne e dimë që të vetëm si vend nuk mund ta zgjidhim problemin. Prandaj synimi ynë është të marrim drejtimin në nivel evropian. Ne do të kërkojmë të punojmë me ofruesit e rrjeteve socile dhe internetike për të harmonizuar praktikën dhe për të formuar një kornizë të re që do të mbrojë fëmijët, do të ruajë një sërë të drejtash të reja dixhitale të tyre dhe do të detyrojë platformat dhe kompanitë e teknologjisë t’i respektojnë ato dhe të zhvillojnë aplikacione përkatëse të mbrojtjes”, ka thënë Mitsotakis.