Ndryshimet në Arabinë Saudite, kleriku: Gratë s’kanë pse mbulohen

Gratë saudite nuk kanë pse të veshin abajën, një veshje e gjatë dhe e lirshme, e ngjashme me një pelerinë, që përdoret për të mbuluar trupat e tyre në publik.

Mbretëria islamike është përfshirë nga një erë ndryshimi. Komentet e fundit mjaft domëthënëse vijnë nga një prej klerikëve më të rëndësishem në vend, pikërisht Sheikh Abdullah al-Mutlaq.

Abaja është e detyrueshme me ligj në Arabinë Saudite dhe fakti që një prej zërave më të rëndësishme në çështjet fetare thotë se s’është më e nevojshme, paralajmëron ndryshime të reja në bazën ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas klerikut al-Mutlaq, i cili është pjesë e Këshillit të fuqishëm të Studiuesve të Lartë, 90 për qind e femrave të devotshme myslimane në botë nuk mbajnë abaja, prandaj Arabia Saudite nuk duhet të detyrojë askënd që ta përdorë këtë veshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komentet e tij shkaktuan mjaft reagime online, me njerëz që u shprehën pro dhe kundër idesë së re. Ndërhyrja e sheikut pason disa lëvizje për të modernizur shoqërinë saudite të nxitur nga princi i kurorës Mohammed bin Salman.

Një nga qëllimet kryesore të reformës është garantimi i më shumë lirive për femrat, të cilat në arabinë saudite përballen me rregulla të rrepta të izolimit gjinor. Një prej ndryshimeve historike ishte ai i shtatorit 2017, kur autoritetet lejuan femrat që të marrin pantentën dhe të ngasin makinat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?