FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndryshimi i klimës: Macron “dënon” SHBA

Macron ka deklaruar  se nuk do të pajtohet me kërkesën e presidentit që kushtet e Amerikës të negociohen në Marrëveshjen e Parisit për klimën.

Ai bëri komentet e tij në një intervistë të CBS në prag të një takimi mbi klimën që ai kishte organizuar në Paris.

Z. Macron dënoi mënyrën në të cilën SHBA kishin nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare dhe pastaj u tërhoqën prej saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shtetet e Bashkuara nënshkruan Marrëveshjen e Parisit.Dhe është jashtëzakonisht keq vendimi thjesht për t’u larguar dhe për të mos nxitur të tjerët të rinegociojnë vetëm sepse njëri ka vendosur të largohet. “

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Macron synon të udhëheqë botën në përmbushjen e ambicies së marrëveshjes së klimës së Parisit për të mbajtur rritjen globale të temperaturës deri në 2C.

Ai gjithashtoi shprehu se nuk ishte i gatshëm të akuzohej nga gjeneratat e ardhshme për shkallën e problemit të klimës, ndërkohë që mund të bënte diçka për ta zgjidhur atë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?