Në 24 orët e fundit 828 viktima nga koronavirusi në Angli, rritet edhe numri i të infektuarve

Vijojnë të vijnë shifra të frikshme nga numri i viktimave të koronavirusit në Britaninë e Madhe ku të dhënat e fundit tregojnë për 828 të vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të infektuarve shkon në 55,000.

Në total numri i viktimave në këtë shtet ka arritur në 7,095 persona, duke shënuar kështu një rekord tjetër i lartë njëditor në krizën e pandemisë në këtë vend.

Sipas “NHS England” 828 njerëz kanë vdekur në spitalet e saj, dhe janë të moshës midis 22 dhe 103 vjeç.

Në Skoci, janë konfirmuar 77 vdekje të tjera, gjithashtu diagnostikoi 336 infeksione të reja në 24 orët e kaluara. Ndërkohë Uellsi njoftoi 284 teste pozitive dhe 33 vdekje. Pesë vdekje të tjera u regjistruan në Irlandën Veriore.

Teksa numri i infeksioneve ka shkuar në gjithë Britaninë e Madhe në 55,000, shkalla e vërtetë e shpërthimit mbetet e panjohur sepse vetëm pacientët në spital dhe stafi i kujdesit shëndetësor bëjnë testime.

Boris Johnson, kryeministri i vendit vijon të qëndrojë nën kujdesin intensiv në një spital qendror në Londër teksa ai u konfirmua pozitiv me koronavirus rreth 10 ditë më parë.

Zëdhënësi i tij thotë se ai është në një gjendje të qëndrueshme dhe po i përgjigjet mjekimit.

SHKARKO APP