FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në 3 muaj janë kërcënuar 76 gazetarë

Që prej fillimit të këtij viti deri në 31 mars, plot 76 gazetarë janë kërcënuar në një mënyrë ose në një tjetër për shkak të profesionit të tyre në Itali, një trend tejet shqetësues ky për një prej vendeve më të zhvilluara në botë dhe ekonominë e tretë në Bashkimin Europian.

Këto të dhëna janë publikuar nga Institutit “Oksigjen për Informacionin” i cili monitoron punën e mediave dhe përpjektet e pushtetit për të ndërhyrë tek pavarësia e tyre.

Brenda këtyre tre muajve të 2018, numri i madh të gazetarëve që janë kërcënuar për shkak të detyrës tregojnë për një situatë politike tejet të tensionuar, por edhe për një rritje të aktiviteteve të krimit të organizuar që shpeshherë bëhet objekt investigimesh nga mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërcënimet variojnë në format e tyre, përkatësisht 20 % e gazetarëve janë kërcënuar me sulme fizike. 7 % me aksione që pengojnë lirinë e informacione dhe me forma jo të njohura ligjërisht, ndërsa 4 % me kërcënimin për dëmtim të pronës personale apo atë redaksionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rajoni më i prekur nga kjo “epidemi” kërcënimesh është ai i Lazion në kryeqytetin italian të Romës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?