Në Antarktidë ka patur pyje të dendur
Ambra e parë e gjetur në Antarktidë është 90 mln-vjeçare dhe tregon që dikur ne kontinentin e bardhë kishte pyje. Deri më sot vetëm aty nuk ishte gjetur gjurmë rreshire të fosilizuar, por zbulimi i fundit fakton ekzistencën e vegjetacionit edhe në polin jugor të Tokës, shumë kohë me parë.
Në studim u zbulua se në te gjenden ende gjurmë të pemës që e ka gjeneruar. Nga analizat e laboratorit rezulton se rreshira është prodhuar nga pema për të kuruar një lëndim në levore, ndoshta i shkaktuar nga një parazit.
Ambra pra rrëshira e fosilizuar, është gjetur në vitin 2017 në 946 m thellësi në det në lokalitetin Pine Island. Grupi kërkimor ndërkombetar vijon studimet për të nxjerrë në dritë më shumë detaje për pyllin moçalor që mbulonte miliona vite me parë polin jugor të planetit tonë.