Në Athinë shefi i Gazprom-it, Aleksei Miler

 

Marrëdhëniet energjitike Greqi-Rusi, me theks gazsjellësin që do të transportojë gazin rus nga kufiri i Turqisë drejt Europës Qendrore përmes Greqisë, do të gjenden në qendër të bisedimeve që do të ketë të martën në Athinë shefi i kompanisë Gazprom, Aleksei Miler. Zoti Miler do të takohet pasdite me kryeministrin Aleksis Tsipras, takim që do të pasojë atë me ministrin e mjedisit dhe energjisë, Panajotis Lafazanis.

 

Sipas planizimit ekzistues, gazsjellësi i ri përbën një vazhdim të të ashtuquajturit Turkish Stream që fillon nga brigjet ruse të Detit të zi dhe përfundon në kufirin greko-turk. Gazsjellësi synon të furnizojë tregun europian, duke anashkaluar Ukrainën. Investimi për segementin grek të gazsjellësit nga kufiri me Turqinë deri në FYROM vlerësohet në 2 miliardë euro, ndërsa në përfitimet për palën greke përfshihet përmirësimi i sigurisë së furinizimit, rritja e antagonizmit në tregun e gazit natyror, krijimi i vendeve të punës dhe përmirësimi i pozitës gjeopolitike të vendit.

 

SHKARKO APP