Në Austri, gjykata jep vendimin pro martesave gay
Gjykata Kushtetuese dha vendimin se çiftet me të njëjtën gjini mund të martohen pa asnjë problem në Austri. Ligji do vihet në zbatim në vitin 2019, ndërkohë që vendimi përputhet me atë të shumë vendeve të tjera si Gjermania, Franca, Britania dhe Spanja.
Që nga viti 2010, partnerët e të njëjtit seks në Austri kanë qenë në gjendje të hyjnë në “partneritetet e regjistruara”. Por gjykata më e lartë e vendit e shqyrtoi ligjin aktual dhe vendosi që dallimi midis martesës dhe “partneritetit të regjistruar” ishte një diskriminim kundër çifteve të të njëjtit seks.
“Efekti diskriminues rezulton në faktin se nëpërmjet statusit familjar, partneritetet e të njëjtit seks duhet të zbulonin orientimin e tyre seksual, që gjë i bënte ata të ndiheshin të “tregoi gjykata në vendimin e saj. Iniciativa Homoseksuale Vjenë (HOSI) festoi pasi u publikua vendimi. “Jemi shumë të lumtur”, tha kryetari i HOSI Christian Hoegl. Disa përdorues të Twitterit gjithashtu mirëpritën vendimin.
KOHA JONË SONDAZH

