Në Belgjikë shkruhet historia, babai i yllit të kombëtares zgjidhet kryetar bashkie

Belgjika zhvilloi ditën e djeshme zgjedhjet lokale, ku ra në sy një numër i madh i votuesve. Por ajo që bëri më shumë përshtypje në këto zgjedhje ishte zgjedhje e kryebashkiakut të parë me ngjyrë. Pierre Kompany, babai i mbrojtësit dhe kapitenit të Manchester Cityt, Vincent Kompany është zgjedhur si kryebashkiaku i parë me ngjyrë në Belgjikë, në atë që është përshkruar si një moment “historik” për vendin.

Zgjedhja e Pierre Kompany, 71 vjeç, një inxhinier mekanik i lindur në Republikën Demokratike të Kongos, u festua nga djali i tij në një video-mesazh në të cilin ai foli në tre gjuhë.

Vetëm për djemtë jashtë vendit: ai është kryetari i parë i zi në Bruksel,” tha ai. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është historike. Të gjithë jemi të lumtur. Urime për babin tim.”- tha 32 vjeçari në frëngjisht, hollandisht dhe anglisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?