”Në burgje po përdh*nohen”, Greqia i përgjigjet akuzave të ashpra të Kroacisë ndaj vra*sjes së tifozit

Një tifoz i AEK-ut u masakrua për vdekje në Athinë nga grupi “Bad Blue Boys”, që mbështesin Dinamon e Zagrebit. Presidenti kroat Zoran Milanoviç, ka shpërthyer në kritika pas arrestimit nga autoritetet greke të mbi 101 tifozëve kroatë. “U shpërndanë nëpër burgje për t’u rrahur e përdhunuar”,-tha ai.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Stratos Efthymiou tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, duke theksuar se këto deklarata nuk i shërbejnë zgjidhjes së çështjes.

“Që në momentin e parë, Qeveritë e Greqisë dhe Kroacisë kanë qenë në komunikim për të menaxhuar situatën e krijuar pas vrasjes tragjike të tifozit grek. Në Greqi funksionon një shtet ligjor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke respektuar të drejtat themelore të të gjithë atyre që janë në paraburgim të përkohshëm, gjyqësori i pavarur grek do të gjykojë çështjen në mënyrë të paanshme dhe objektivisht. Dhe shteti grek garanton gjithmonë respektimin dhe integritetin e të burgosurve. Çdo deklaratë që shtrembëron realitetin nuk shërben në rrethanat aktuale”, komentoi Stratos Efthymiou.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?