Në ditën e të dashuruarve, 27-vjeçari vr*t nënën dhe motrën e ish-të dashurës
Në ditën e dashurisë, Italia është tronditur nga një krim i dyfishtë. Një 27-vjeçar i ka marrë jetën nënës dhe motrës së ish-të dashurës së tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen popullore San Valentino të Cisterna di Latina.
Nicoletta Zomparelli dhe e bija, Renée Amato nuk mundën t’i shpëtonin të shtënave me armë të Cristian Sodano, i cili shkoi në shtëpinë e tyre pas një debati me ish-in e tij, Desirée Amato, me të cilën ishte ndarë së fundmi.
Ai nuk e pranoi kurrë fundin e lidhjes dhe objektivi i tij ishte ti merrte jetën 22-vjeçares, e cila është fshehur në tualet ku ka qëndruar deri në mbërritjen e policisë që e ka gjetur në gjendje shoku.
KOHA JONË SONDAZH

