Në Europë nis vala e protestave kundër certifikatave Covid: Po na mohohet liria

Lëvizja e lirë në Europë do të bëhet vetëm nga ata që janë të vaksinuar kundër Covid-19 dhe kanë një certifikatë që e dëshmon këtë. Por kjo ka nxitur një valë protestash në disa shtete.

Me mijëra qytetarë protestuan në Francë dhe Itali për të disatën javë për të kundërshtuar certifikatën e Covid-19, që është kthyer në një mjet të detyrueshëm për të hyrë në shumë vende publike. Një dokument që tregon nëse një person është vaksinuar, ka një test negativ apo është shëruar nga koronavirusi.

Protesta u zhvilluan në qendër të Romës, në “Piazza del Popolo”, pasi në shtetin fqinj certifikata ka nisur të jetë e detyrueshme për të hyrë në ambiente të mbyllura, në bare, restorante, pishina, stadium kinema, teatro, palestra. Nga 1 shtatori certifikata do të jetë e detyrueshme për mësuesit, studentët dhe transportin me distance të gjata.

 

SHKARKO APP