“Në Evropë një skllave seksi vlen sa një smartphone”
”Është shumë e thjeshtë [për të blerë dikë]“, thotë njëri prej tyre, raporton ‘Euronews’, duke nënvizuar se një vajzë bie në këmbët e djemve të pasur për para, në vetëm 3 sekonda.
Por, sa i madh është problemi dhe çfarë masash janë marrë në Evropë e mëgjerë për të shtypur tregtinë e skllevërve të seksit?
Shifrat e fundit tregojnë se më shumë se 30.000 viktima janë raportuar në mes viteve 2010 dhe 2012, megjithatë shumica e ekspertëve besojnë se kjo është vetëm maja e ajsbergut.
Evropa Lindore, sidomos Rumania dhe Bullgaria, mbeten dy nga vendet kryesore burimore për viktimat e trafikuara brenda BE-së.
Iana Matei, drejtor i një OJQ-je në Rumani, që ndihmon vajzat e trafikuara, thotë se korrupsioni në një nivel shtetëror e bën hetimin e këtij lloji të krimit më të komplikuar. Edhe në vendet e tjera të BE-së fenomeni ka ngritur alarme, por sipas ekspertëve zgjidhjet janë gjithmonë disa hapave pas kësaj tregtie.