Në Gjermani tani të shëtisësh qenin dy herë në ditë është ligj

Së shpejti shëtitja me qenin tuaj dy herë në ditë për të paktën një orë, do të kthehet në një ligj të mirëfilltë në Gjermani.

Gjithashtu mbajtja e tyre me zinxhir për një periudhë të gjatë kohore do të dënohet me ligj.

Rregullat nga ministria e bujqësisë po hartohen edhe për ata persona që keqtrajtojnë qentë më pas do të përballen me autoritetet përkatëse.

“Kafshët shtëpiake nuk janë lodra të përkëdhelura, nevojat e tyre duhet të merren parasysh”- tha Ministrja e Bujqësisë, Julia Klockner.

Sipas rregullave të reja pronarët nuk do të lejohen që t’i lenë qentë vetëm gjithë ditën.

Zonja Klöckner  shtoi se këto ndryshime që pritet të bëhen janë bazuar në këshillat e ekspertëve për të siguruar mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve.

SHKARKO APP