Në Jerusalem vendosen shenjat rrugore të ambasadës amerikane

Të paktën tri shenja rrugore “Ambasada Amerikane” janë vendosur në Jerusalem më 7 maj, një javë para bartjes së misionit amerikan në këtë qytet, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Shenjat në gjuhën angleze, hebreje dhe arabe janë vendosur afër konsullatës amerikane, e cila nga 14 maji do të shërbejë si ndërtesë e ambasadës amerikane, pasi të zhvendoset nga Tel Avivi.

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe bartjen e ambasadës në këtë qytet është përballur me pakënaqësi në gjithë botën, duke përfshirë aleatët kryesorë në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vendim është cilësuar si përpjekje amerikane për të dëmtuar paqen në mes të izraelitëve dhe palestinezëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bartja e ambasadës ishte planifikuar fillimisht të ndodhte në vitin 2019, mirëpo Izraeli ka shpejtuar procesin duke eliminuar pengesat burokratike./REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?