Në këtë shtet, kanë rënë 50 mijë tërmete në tre javë

Betejën e madhe nuk e ka me Covid-19, por me tërmetet. Islanda ka regjistruar më shumë se 50 mijë tërmete në tre javët e shkuara. Dhe ky aktivitet i pazakontë tregon se një shpërthim vullkanik është i pritshëm. Shkencëtarët vazhdojnë të përpiqen të kuptojnë se kur kjo do të ndodhë ndërkohë që vetë islandezët po mësohen të jetojnë me lëkundjet e vazhdueshme të tokës.

Aktiviteti i pazakontë sizmik në një zonë vullkanike afër kryeqytetit të Islandës, Rikjavik, që ka qenë e fjetur për 800 vjet, ka bërë që ekspertët të përpiqen të zbulojnë gjurmë të mundshme se kur mund të ndodhë një shpërthim. Bëhet fjalë për malin Keilir, që ofron panorama si ato hënore, dhe që ndodhet vetëm 25 km larg Rikjavikut.

Islanda është në alarm të lartë prej javësh tashmë, pas tërmeteve me shanset e një shpërthimi të mundshëm që dy javë më parë. Por që atëherë, ende pa një shpërthim, dyshimet janë shtuar nëse do të ketë apo jo një të tillë.

SHKARKO APP