Në krah e vëllait 10 vjeçar, për ta varrosur

Një foto, flet një mijë herë. Historia e trishtë e vogëlushit, ende  pikëllon sot. Një kokë e anuar, sy të qetë, i ngjason një gjumi të ëmbël, në shpatullat e sigurta të vëllait por ai nuk flinte.

I vdekur, vëllai vetëm 10 vjeç, pret që ta varrosë! Është kjo një histori e tmerrshme e vitit 1945, e publikuar nga aparati fotografik i Joe O’Donnell, një fotoreporter amerikan, që punoi për Agjencinë e Lajmeve të Shteteve të Bashkuara. Kur ka shkrepur këtë fotografi, ai ishte dërguar në Japoni për të dokumentuar efektet e dy bombave atomike, në Hiroshima dhe Nagasaki.

Nuk ke çfarë fjalësh t’i shtosh kësaj fotografie! Ashtu, në heshtje, i thotë të gjitha vetë, ashtu siç nuk mund të bënin qindra rrëfime nga lufta. Imazhi e pat prekur pafund fotografin, sado që, sipas intervistave të tij pas rikthimit, pat thënë se ishte një skenë e zakonshme për Japoninë e atyre viteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vëllai vazhdoi të qëndronte i palëvizur për të parë gjithë skenën e djegies së trupit, pasi ja hoqën të voglin nga shpina. Nuk i lëvizi asnjë qerpik, i ridhte vetëm pak gjak nga buzët. Asnjë lot!. Në fund të procesit, u kthye të ikte njësoj siç erdhi”- kujton fotografi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?